Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në formë të skuadra e Mallorcas, pasi ishte protagonist në fitoren ndaj Atletico Madridit.
Muriqi shënoi golin e vetëm dhe të fitores, pasi ishte i saktë nga penalltia.
Mallorca u kthye të fitorja, pas shtatë humbjeve radhazi.
“Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan”, thuhet në postimin e La Ligas.
Shqiptari nga Kosova është transferuar te skuadra e Mallorcas gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa deri më tani ka shënuar tre gola.