Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shkëmbejnë një puthje të nxehtë

May 2, 2025
1 minut lexim

Dyshja e famshme, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u panë përsëri bashkë, ndërsa po ndiqnin një ndeshje basketbolli.

Jenner dhe Chalamet dukeshin të lumturë dhe të relaksuarë, ndërsa ishin ulur në rreshtin e parë për ta shikuar ndeshjen e LA Lakers, transmeton “Bota sot”.

Megjithatë, nuk dukej sikur po shikonin shumë nga loja, pasi e kaluan mbrëmjen duke u puthur.

Image

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Yjet e dashuruar u kapën duke u përkëdhelur në buzë në disa raste, ndërsa LA Lakers u përballën me Minnesota Timberëolves në Crypto.com Arena.

Kylie dukej e qetë me jelekun e saj të bardhë me shpatulla të hapura dhe pantallonat prej lëkure.

Image

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Ndërsa, i dashuri i saj mbante veshur një këmishë me kuadrata dhe xhinse.

Ylli i reality shoë-t dukej plotësisht e dashuruar ndërsa bisedonte me të dashurin e saj.

Image

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Gazeta amerikane Sun zbuloi më parë se Timothée, i cili është gjithashtu i dashuruar me të dashurën e tij miliardere, është gati t’i propozojë martesë dhe ka zgjedhur tashmë një unazë fejese përpara një martese të mundshme këtë vit.

Çifti ka eksploruar gjithashtu prona luksoze në Evropë, ndërsa përpiqen të krijojnë rrënjë për të ndihmuar në balancimin e axhendave të tyre të ngjeshura

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Marine Le Pen thirrje mbështetësve të saj: Ngrihuni kundër uzurpimit të demokracisë

Story i radhës

Zhduken një 8 vjeçar dhe dy vajza të moshës 11 dhe 14 vjeç

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë