kylie jenner dhe timothee chalamet drejt fejeses 68053a838de95

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet drejt fejesës?

April 20, 2025
1 minut lexim

Duket se një tjetër çift i famshëm i Hollywood-it po përgatitet të bëjë një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Kylie Jenner, ylli i “The Kardashians” dhe një nga sipërmarrëset më të suksesshme të brezit të saj, thuhet se është gati të fejohet me aktorin e njohur Timothée Chalamet.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Kylie – 27 vjeç – ka nisur përgatitjet financiare për të qenë e sigurt para një fejesë të mundshme me Timothée, 29 vjeç.

“Kylie ka dëshirë të martohet me Timothée. Ai është bërë çmimi që ajo duhet ta kapë,” – ka deklaruar burimi, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është bërë gjithnjë e më serioze.

Image

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Megjithatë, siç ndodh shpesh në botën e yjeve, përpara emocioneve romantike vijnë edhe çështjet praktike. Në këtë rast, nëna menaxhere e Kylie-t, Kris Jenner, nuk ka ndërmend të lërë asgjë në dorë të rastësisë. Ajo thuhet se po insiston për një kontratë paramartesore që do të mbrojë pasurinë e vajzës së saj, e cila është shumë afër statusit të miliarderes.

“Ajo duhet të mbrojë llogarinë e saj bankare,” – ka shtuar burimi, duke nënvizuar se edhe pse Timothée ka një pasuri të konsiderueshme për shumicën e njerëzve, ajo nuk i afrohet asaj të Kylie-t. Prandaj, Kris është e vendosur që çdo hap të bëhet me kujdes dhe me një “paramartesë të veshur me hekur”.

Image

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Ndërkohë që fansat presin me padurim një unazë fejesë apo ndonjë konfirmim zyrtar, kjo marrëdhënie duket se po ecën drejt një faze të re – më serioze, më publike dhe, si gjithmonë në botën e Kardashianëve, edhe më e mbuluar nga vëmendja mediatike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pdk ne peje uron pashket vizituan kishen katolike shen katarina 6805395772959
Story i mëparshëm

PDK në Pejë uron Pashkët, vizituan Kishën Katolike “Shën Katarina”

bekim sali paralajmeron unifikimin e vlen it ne nje subjekt te vetem politik 68053e80cdfc1
Story i radhës

Bekim Sali paralajmëron unifikimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë