Kylian Mbappe – një nga protagonistët e mëdhenj të fitores

Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores 4-1 të PSG në fushën e Barcelonës.

Një sukses që i mundësoi skuadrës pariziene të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të vazhdonte ndjekjen e ëndrrës, për ta fituar për herë të parë këtë trofe.

Kapiteni i kombëtares franceze, i cili është i lidhur me Real Madridin për sezonin e ardhshëm (kur t’i përfundojë kontrata e tij me PSG), ka shënuar dy golat vendimtarë në pjesën e dytë.

I intervistuar në zonën miks të stadiumit, Mbappé iu përgjigj me një “Jo” të përsëritur tri herë pyetjes nëse triumfi i mundshëm në Ligën e Kampionëve mund ta modifikojë në ndonjë mënyrë atë që duket të jetë një vendim tashmë i marrë.

Më pas ai nënvizoi: “Ndihem krenar që jam te PSG, e kam pasur këtë ndjenjë që nga dita e parë.

Krenaria e të luajturit për këtë klub, e përfaqësimit të klubit nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë për mua, sepse jam rritur në Paris. Ta përjetosh një natë si kjo si parizien është fantastike. Ne kemi bërë një hap tjetër, por duhet të qëndrojmë të qetë”.

Story i mëparshëm

Emma Roberts zbulon dhuratën e shtrenjtë që ia mori ish-të dashurit pasi u ndanë

Story i radhës

Konsultime në OKB lidhur me rezolutën për Srebrenicën

Të fundit nga