Ky vit në Spanjë është më i nxehti ndonjëherë

Në Spanjë, së shpejti do të përfundojë viti më i nxehtë në historinë e atij vendi, me temperatura mesatare ditore mbi 15 gradë Celsius, njoftoi sot shërbimi shtetëror meteorologjik.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar spanjoll thekson se të dhënat paraprake tregojnë se ky vit do të jetë më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961.

Katër vitet më të nxehta të regjistruara për këtë vend të Evropës Jugore kanë ardhur që nga viti 2015, thuhet në deklaratë.

Meteorologët thonë se edhe me reshjet e fundit, Spanja ka të ngjarë të shënojë një nga vitet e saj më të thata.

Duhet theksuar se vetëm në vitin 2005 dhe 2017 ka pasur më pak reshje në këtë periudhë të vitit.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Haradinaj me familjet e dëshmorëve të Gjakovës: Gjithmonë krenarë me rrugëtimin tonë për liri

Story i radhës

Merrni shembull! Kim Kardashian veshi të njëjtat rroba në tri evente të ndryshme

Të fundit nga