ky pushtet e ka marre teposhtezen pas informacionit se ganiu dhe bilalli jane thirre ne polici 64db9c0622118

Ky pushtet e ka marrë teposhtëzën pas informacionit se Ganiu dhe Bilalli janë thirrë në polici!

August 15, 2023
1 minut lexim

Alternativa kumtese:

Informacioni se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ai i Tetovës, Bilall Kasami, janë ftuar në polici për shkak të ikonografisë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vendin tonë, është dëshmi se ky pushtet e ka marrë teposhtëzën.
Duke e dënuar këtë akt si të turpshëm dhe tendencioz, na duhet të themi se nëse kjo nuk ka ndodhur me porosi të Vuçiqit, për çka dyshojmë seriozisht, atëherë është një sjellje me panik e pushtetit për shkak të humbjes së pritshme në zgjedhjet e ardhshme që e pret koalicionin SORAVIA-BRAKO.
Sidoqoftë, nëse kjo qeveri mendon se policia, forca, kërcënimi dhe dhuna është mënyrë për ta luftuar këtë koalicion dhe për ta fikur entuziazmin opozitar, na duhet t’ia rikujtojmë se kjo është mënyra më e mirë vetëm për ta përshpejtuar humbjen e tyre.
Për informacion të tyre, i fundit që e ka përdorur forcën policore kundrejt politikanëve të taborëve të tjerë tash është në ekzil në Budapest.

MARKETING

RENT A CAR

prishtina me aksion per shkycjen e borxhlinjve ne lipjan dhe shtime ska uje pa paguar 64db98144a94c
Story i mëparshëm

“Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime: S’ka ujë pa paguar”

deputeti i budestagut juratoviq vuciqit askush me nuk po i beson 64db9cbab961c
Story i radhës

Deputeti i Budestagut, Juratoviq: Vuçiqit askush më nuk po i beson

Të fundit nga

ShkoLartë