Ky pritet të jetë trajneri i ri i Napolit

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri pasi Luciano Spalletti ka kërkuar të largohet nga klubi edhe pse ia doli që ta fitojë titullin e kampionit në Itali.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis tha dje për mediat italian se Spalletti ka kërkuar vet që të largohet nga klubi edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

“Spalletti kërkoi të largohej nga Napoli”, tha shkurtimisht De Laurentis.

Si rezultat i kësaj situate, Napoli tani duhet të gjejë një trajner të përshtatshëm për të zëvendësuar Spallettin, duke shpresuar të vazhdojë projektin dhe të konfirmojë rritjen e nivelit të skuadrës.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Napoli tani është i përqendruar në emërimin e Luis Enriques si trajner të ri të tyre, duke përgatitur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në sezon për spanjollin.

De Laurentiis është i gatshëm të garantojë të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen gjithashtu, duke shpresuar se prania e dy yjeve do të bindë më tej Luis Enriques për të pranur ofertën. Shpresa është të përcaktohet një marrëveshje gjatë kësaj jave.

Nëse Napoli nuk arrin të sigurojë Luis Enrique-n, ata do të përqendrohen në objektivat e tyre të tjerë, si Thiago Motta i Bolonjës dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ e Türkiye-s: Që nga sulmi në Solingen të Gjermanisë është rritur racizmi në Evropë

Story i radhës

Itali, përmbytet një anije turistike, 4 të vdekur

Të fundit nga