Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot (e martë) me Zvicrën, në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen gjatë këtij muaji.

Në atë që po quhet “vëllazërore”, do të fillojë në ora 18:00, në stadiumin Letzigrund Stadion” në Cyrihu.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa para tij mund të vendosen, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.

Si mesfushor defanzivë mund të caktohen dyshja Ibrahim Dresevic dhe Toni Domgjoni.

Treshja para sulmit pritet të caktohen emrat si, Valon Berisha në mes, ndërsa nga krahët – Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Vedat Muriqi mund të jetë i vetëm në qendër të sulmit, por i mbështetur gjithmonë nga treshja mbrapa tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Padi për dy shkupjanë! Keqpërdorën kartelat bankare të 17 personave

Story i radhës

E keni ditur, pse e nxjerrim gjuhën jashtë kur përqendrohemi?

Të fundit nga