Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot (e martë) me Zvicrën, në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen gjatë këtij muaji.
Në atë që po quhet “vëllazërore”, do të fillojë në ora 18:00, në stadiumin Letzigrund Stadion” në Cyrihu.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa para tij mund të vendosen, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.
Si mesfushor defanzivë mund të caktohen dyshja Ibrahim Dresevic dhe Toni Domgjoni.
Treshja para sulmit pritet të caktohen emrat si, Valon Berisha në mes, ndërsa nga krahët – Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.
Vedat Muriqi mund të jetë i vetëm në qendër të sulmit, por i mbështetur gjithmonë nga treshja mbrapa tij.