“Ky nuk është njeri”, Grealish zbulon çfarë i tha lojtari i Copenhagen për Haaland

min lexim

Forma nëpër të cilën është duke kaluar Erling Haaland prej se është transferuar nga Borussia Dortmundi tek Manchester City është duke i mahnitur të gjithë.

Jemi duke shkuar në një fazë ku nuk kanë mbetur fjalë për të përshkruar sulmuesin norvegjez dhe madje edhe shokët e tij të skuadrës po mahniten sa herë që ai shënn gol.

Ai shënoi edhe dy gola të tjerë ndaj Copenhagen në Ligën e Kampionëve, gjë e cila e ka lënë pa fjalë shokun e skuadrës së tij, Jack Grealish. 

“Është e pabesueshme sinqerisht. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time,” tha anësori anglez për “BT Sport”. 

“Për golin e parë dhe të dytë unë vetëm qesha. Ai është gjithmonë aty. Portieri më tha diçka ndërsa po kthehesha. Ai tha ‘ai nuk është njeri!’ Unë i thashë ‘po më thua?’ Shpresojmë që ai të mund të mbajë këtë formë dhe të na çojë në lavdi”, shtoi Grealish.

Në formë të jashtëzakonshme Haaland po e tregon edhe në Premier Liga, aty ku ka shënuar 14 gola në tetë ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga dyshimet për një lidhje te krisja e miqësisë/ Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj në një vjetorin e hyrjes në BBVIP shfaqen bashkë

Story i radhës

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Të fundit nga