Ky këngëtar anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

November 6, 2022
1 minut lexim

Harry Styles anuloi tre nga koncertet e tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Forumin Kia në Ingleëood.

Ylli 28 vjeç, e zbuloi lajmin përmes InstaStoryt dhe përmendi një grip të vazhdueshëm si arsye për shtyrjen e performacës minutën e fundit.

Ai ishte planifikuar të performonte të shtunën, 5 nëntor, të dielën, 6 nëntor dhe të hënën, 7 nëntor, në arenën me 70,000 ulëse. Të tre koncertet janë riplanifikuar për në janar.

Styles u detyrua gjithashtu të anulonte shfaqjen e së premtes në mbrëmje (4 nëntor|) për shkak të ‘ problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit’, sipas një postimi në Twitter të publikuar nga vendi i ngjarjes.

“Në fund të shfaqjes të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, filloi deklarata e Harry.

“Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga doktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur. Deri tani nuk më është dashur të shtyj asnjë shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam bërë turne”, tha tutje artisti.

“Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Shfaqjet e datave 5, 6, 7 nëntor do të shtyhen deri në 26, 27, 29 janar 2023. Gjithçka tjetër do të luhet sipas planit”, përfundoi deklarata e Styles.

Kjo listë e anuluar e shfaqjeve në Los Angeles i bashkohet një shfaqjeje të anuluar në Çikago më 6 tetor, e cila përfundimisht u riplanifikua për 10 tetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja dhe BE-ja për veprimet e Serbisë hegjemoniste po e fajësojnë Kosovën

Story i radhës

Ndaloni menjëherë blerjen e ushqimit në kanaçe nëse ka këto shenja

Të fundit nga

ShkoLartë