Gjyqtari lituan Manfredas Lukyanchukas do të drejtojë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Ishujt Faroe.
Kjo ndeshje luhet të shtunën (më 7 shtator) në Torshavn në kuadër të Ligës së Kombeve.
31-vjeçari lituan, konsiderohet si një nga gjyqtarët e rinj më të mirë në Evropë, do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Mangirdas Mirauskas dhe Alexandras Stepanovas dhe gjyqtari i katërt do të jetë Vilius Paulaskas.
Këtë verë Lukyanchukas ka gjykuar ndeshjet evropiane Rapid – Trabzonspor dhe Maribor – Djurgarden.
Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Maqedonisë në Torshavn luhet nga ora 15:00.
Burimi: botasot.info