Ky është vendi i parë në botë që ndalon personat nën 16 vjeç të kenë llogari në rrjete sociale, ligji hyn në fuqi vitin e ardhshëm

November 28, 2024
1 minut lexim

Senatorët australianë kanë miratuar një ligj të parë në botë që ndalon nën moshën 16 vjeçare të kenë llogari në mediat sociale. Ligji pritet të hyjë në fuqi në nëntor 2025.

Ligji përfshin disa nga kontrollet më të ashpra të mediave sociale në botë dhe do t’i detyrojë platformat të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të siguruar që mbrojtjet e verifikimit të moshës.

Ligji do të bëjë që platformat si TikTok, Instagram, Snapchat, Reddit dhe X të jenë përgjegjëse për gjoba deri në 25 milionë paund nëse nuk ndalojnë sistematikisht fëmijët më të vegjël se 16 vjeç të mbajnë llogari.

Platformat do të kenë një vit kohë për të përpunuar mënyrën e zbatimit të ndalimit përpara se gjobat të hyjnë në fuqi.

Kujtojmë se edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka shprehur se po shqyrtojnë idenë për ndalimin e TikTok dhe Snapchat në Shqipëri.

Rama tha se kjo nuk është zgjidhje e problemeve, por do të ngushtonte hapësirën që nxit dhunë dhe gjuhë urrejtjeje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski uron 28 Nëntorin, Ditën e flamurit

Story i radhës

“Po armatosemi fuqishëm”, Vuçiq: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë