ky eshte ushtrimi me i mire per hollimin e kembeve 662d055ad11e0

Ky është ushtrimi më i mirë për hollimin e këmbëve

April 27, 2024
1 minut lexim

Dobësimi i këmbëve bëhet shpesh një objektiv në funksion të stinës së verës, pasi me ngrohjen e parë të motit linjat tona fillojnë të dalin në pah.

Por, megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se dobësimi i këmbëve për shumë njerëz mund të duket diçka pothuajse e pamundur.

Dobësimi i kofshëve nuk do të thotë vetëm humbje peshe, përkundrazi ka të bëjë me tonifikimin e muskujve dhe reduktimin e yndyrës së tepërt. Ky qëllim mund të arrihet përmes një kombinimi të të ushqyerit, stilit të jetesës dhe ushtrimeve fizike.

Ushtrimet që duhet të bëni për të dobësuar këmbët

Një ndër ushtrimet më të mira për të holluar këmbët dhe kofshët janë “squat” në të gjitha format e tij. Efektiviteti i tij jepet nga fakti se funksionon në grupe të ndryshme muskujsh . Në fakt, squat jo vetëm që tonifikon muskujt e kofshëve, por përfshin edhe të pasmet dhe muskujt stabilizues, duke i dhënë këmbëve atë pamje të tonifikuar që keni dashur gjithmonë. Për të rritur intensitetin (dhe rrjedhimisht efektivitetin) e ushtrimit dhe për të marrë rezultate edhe më të mira, mund të futen variacione të tilla si squat bullgar ose kërcim squat.

E para përfshin kryerjen e squat me njërën këmbë të ngritur në një stol, ose thjesht një karrige, ndërsa e dyta bën squat ndërsa hidhesh lehtë, duke rritur kështu punën kardiovaskulare dhe djegien e yndyrës.

Po ashtu një nga variacionet më efektive për dobësimin e këmbëve është duke vendosur shtangën mbi supe, kryeni lëvizjen duke përkulur gjunjët dhe duke ulur legenin poshtë, derisa të krijohet një kënd 90 gradë midis kofshëve dhe vitheve. Në këtë ushtrim specifik, është vërtet e rëndësishme të mbani shpinën drejt dhe peshën tuaj të shpërndarë nëpër thembra për të shmangur tendosjen e tepërt në pjesën e poshtme të shpinës.

MARKETING

RENT A CAR

kryeshefi i termokosit filluam me punimet ne zgjerimin e rrjetit kete vikend vazhduam ne arberi 662d037a4bffc
Story i mëparshëm

Kryeshefi i Termokosit: Filluam me punimet në zgjërimin e rrjetit, këtë vikend vazhduam në Arbëri

milani kerkon sulmues 662d08dee7960
Story i radhës

Milani kërkon sulmues

Të fundit nga

ShkoLartë