ky eshte plani i bllokades per neser ne beograd 67d4a96ce72a4

Ky është plani i bllokadës për nesër në Beograd

March 15, 2025
min lexim

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë shpallur sonte lokacionet e bllokadave që do të zgjasin derisa të nisen për të protestuar para Kuvendit me fillim nga ora 16:00.

Studentët e fakulteteve të Vozhdovcit do të bllokojnë Autokomandën nga ora 11:52, kur do të mbajnë 15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e 1 nëntorit në Novi Sad si rezultat i shembjes së tendës hekurudhore. Bllokada do të zgjasë deri në orën 13:00 dhe më pas studentët do të drejtohen drejt Kuvendit.

Fakulteti i Bujqësisë njoftoi se tubimi do të mbahet në dy lokacione duke filluar nga ora 10:00 – përballë Fakultetit të Bujqësisë dhe rreth-rrotullimin e Komunës së Beogradit të Ri. Tubimit do t’i bashkohen një grup i qytetarëve në Qendrën Qytetare të Beogradit të Ri nga ora 10:00. Ndërsa nga ora 14:30 ata do të nisen drejt Kuvendit. Nisja nga Bulevardi “Mbreti Aleksandar” bëhet nga ora 13:00.

Studentët që bllokuan Fakultetin e Pylltarisë zbuluan rrugën e qytetarëve dhe studentëve që vijnë nga Çukarica. Plani është që ata të arrijnë në Ada Mali nga Vidikovci, nëpërmjet Zharkovo dhe Banovo Brdo në ora 13:00 dhe më pas të nisen drejt Kuvendit.

Studentët në bllokadë ndanë një hartë me pika takimi në të gjithë qytetin. Harta tregon lokacionet ku do të mblidhen njerëzit dhe nga ku do të shkojnë së bashku për të protestuar para Kuvendit të Serbisë në orën 16:00, thuhet në postim.

Zonat që do të bllokohen janë Autokomanda, Bulevardi “Mbreti Aleksandar”, rreth-rrotullimi në Beogradin e Ri dhe Sheshi i Republikës.

Kujtojmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte tha se protesta e nesërme nuk është e regjistruar dhe është e paligjshme, duke paralajmëruar arrestime.

“Organizatorët do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të jetë paqësore. Ata që kërcënojnë paqen do të arrestohen”, tha ai.

“Ju që i shkatërroni serbët si popull, ju që mendoni se Kosova është e pavarur, ju që mendoni se serbët janë një popull gjenocidal”, shtoi Vuçiq duke iu referuar organizatorëve të protestës.

Protestat në Serbi kanë nisur nga nëntori i vitit të kaluar, kur 15 persona humbën jetën nga shembja e një tende të stacionit të trenit në Novi Sad. Studentët dhe qytetarët kërkojnë llogari nga autoritetet serbe për atë që ata thonë se është korrupsioni i përhapur dhe lidhja mes krimit dhe shtetit që çoi në tragjedi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

glamping me automjete elektrike arrin nivelin tjeter 67d4a6d7dd76d
Story i mëparshëm

“Glamping” me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

kurti ne iftarin e ambasades turke dhe guvernatorit te edirnese 67d4aa1ff3c8b
Story i radhës

Kurti në iftarin e ambasadës turke dhe Guvernatorit të Edirnesë

Të fundit nga

Courtois rikthehet te Belgjika pas dy vitesh

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Nations League. Ai është përfshirë në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për përballjen me Ukrainën në fazën
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë