Ky është personi që sulmoi me thikë dy vëllezërit e mitur që përfunduan në spital

1 minut lexim

Del foto e personit që qëlloi me thikë dy vëllezër të mitur në Sarandë.

Sipas informacioneve zyrtare bëhet me dije se të miturit janë goditur me thikë nga Ibrahim Duda 43-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë. I mituri me iniciale K.G, 17-vjeç është qëlluar me thikë në kraharor. ndërsa vëllai ka marrë plagë të lehta.

Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet se është person me precedent penal.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur përplasja mes tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pochettino largohet nga PSG? Klubi francez merr vendimin

Story i radhës

Rritet numri i të vdekurve pas zjarrit në qendrën kërkimore ruse

Të fundit nga