Ky është numri i gjobave për shkelje të rregullave në trafik, gjatë 24 orëve të fundit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar e kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 191 gjoba, dhe atë: 64 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 për makina teknikisht të parregullta.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për vozitës fillestar, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe dhe 20 gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave, me çka sipas këtij dikasteri do të kontribuohet për siguri më të madhe në komunikacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjitha shenjat e horoskopit duhet të krenohen me këto tipare

Story i radhës

Maqedoni: Sasi shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor

Të fundit nga