ky eshte njeriu i vetem qe mund ta mposht vuciqin 64db3a484f6ac

“Ky është njeriu i vetëm që mund ta mposht Vuçiqin”

August 15, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, është i vetmi person në skenën politike të Serbisë që mund ta mposhtë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në zgjedhje, tha nënkryetari i kësaj partie Predrag Marseniq.

Ai tha se, sipas hulumtimeve, ka rënie të vlerësimit si të Partisë Progresive Serbe ashtu edhe të Aleksandër Vuçiqit, thuhet në një deklaratë të DSS e Re.

Marseniq tha për televizionin Nova S se Jovanoviq ka njohuri dhe cilësi dhe se qytetarët e dinë këtë.

Sipas tij, opozita duhet të ulet, të bisedojë dhe të bëjë kompromise dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe jo të akuzojë njëri-tjetrin.

“Aleksandër Vuçiqit po i vjen fundi. Nuk e dimë nëse do të jetë pas një apo dy viti, por largimi i tij politik sigurisht që po afrohet”, theksoi Marseniq.

Ai tha se DSS e Re beson se duhet ndryshuar qasja ndaj protestës dhe kërkesat e protestës.

“Kërkesa jonë që në fillim është që Vuçiq të japë dorëheqjen”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

komunat kerkojne nga mashti shperndarjen e librave 64db3562bf3a5
Story i mëparshëm

Komunat kërkojnë nga MAShTI shpërndarjen e librave

izetin partive te reja ua shohin shqiptaret ndersa lezetin vmro ultranacionalistet dhe pro ruset 64db3b8bb2f60
Story i radhës

“Izetin” partive të reja ua shohin shqiptarët, ndërsa “lezetin” VMRO, ultranacionalistët dhe pro-rusët!

Të fundit nga

ShkoLartë