Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale të shtunën do të variojnë nga 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.
Ndërsa të dielën temperaturat minimale pritet të variojnë nga 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-16 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Burimi: botasot.info