ky eshte mitsubishi outlander sport i ri 67996f7687ba0

Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

January 29, 2025
1 minut lexim

Mitsubishi ka prezantuar Outlander Sport të ri, i cili është destinuar për tregun e Afrikës së Jugut.

Nëse pjesa e përparme e automjetit ju duket e njohur, kjo është për shkak se ngjan me Mitsubishi XForce, i cili debutoi në Indonezi në vitin 2023, me dritat karakteristike në formën e “T”-së dhe çatinë “fluturuese” që përcaktojnë dizajnin e tij të jashtëm.

Outlander Sport i ri ka një dizajn më të mprehtë dhe më guximtar në krahasim me modelet e mëparshme.

Nën këto linja të spikatura fshihet një sistem motori që transmeton fuqinë në rrotat e përparme.

Motori me 1.5 litra dhe katër cilindra prodhon 103 kuaj-fuqi dhe është i lidhur me një ndërrues shpejtësish CVT.

Për udhëtime jashtë rrugëve të shtruara, Outlander Sport ka një distancë nga toka prej gati 23 centimetra.

Mitsubishi pretendon se vetura është e aftë për terrene të ndryshme, falë modifikimeve të mundshme për mot të lagësht, rërë dhe baltë.

Gjithashtu, ka një sistem që ndihmon në stabilitetin e veturës në shpejtësi më të larta.

Brendësia është moderne, me një ekran qendror prej 12.3 inç dhe një ekran për shoferin prej 8.0 inç.

Ekranet janë të përshtatshme dhe ofrojnë pamje të ndryshme, duke përfshirë instrumente matëse të frymëzuara nga modeli Mitsubishi Pajero, të cilat shfaqin lartësinë.

Tabela e komandave është mbështjellë me materiale të buta, ndërsa ende ka shumë butona fizikë që plotësojnë pamjen digjitale.

Karriget e pasme mund të paloset, megjithatë, prodhuesi nuk ka dhënë informacion për kapacitetin e saktë të bagazhit.

Përveç funksioneve themelore si sistemi ABS dhe jastëkët ajrorë, teknologjia e sigurisë e disponueshme përfshin paralajmërimin për këndin e verbër, dhe sistemin e paralajmërimit për trafikun pas automjetit.

Nëse ky model do të arrinte në tregun evropian, funksionet e sigurisë do të duhej të zgjeroheshin ndjeshëm, por aktualisht kjo duket mjaft e pamundur.

Çmimi i Outlander Sport të ri në Afrikën e Jugut fillon nga rreth 23,000 dollarë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

neymar antony philippe coutinho dhe shume blerje te medha qe deshtuan pavaresisht parave te medha qe u paguan 67996e8a5a5d0
Story i mëparshëm

Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan

perplasja mes gazetarit te bbc se dhe lukashenkos se bjellorusise lidhur me zgjedhjet e mbajtura ne kete vend 679972119c803
Story i radhës

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë