Ky është mesazhi për Kosovën që u shfaq në Novi Pazar ndaj Partizanit të Beogradit! Amina e publikon

May 5, 2025
1 minut lexim

Skuadra nga Sanxhaku, Novi Pazari i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Partizanit të Beogardit, në ndeshjen e javës së 34-të të Kampionatit të Serbisë në futboll.

Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, ka publikuar një mesazh që e shfaqën tifozët e Novi Pazarit.

“Nuk do ta merrni kurrë më Kosovën”, kështu është shkruar nga djemtë e Novi Pazarit në ndeshjen Novi Pazari – Partizan, ku e ka postuar mesazhin e tifozëve Amina Nuraj.

Në Sanxhak është festuar fitorja ndaj Partizanit.

Novi Pazari renditet në vend të shtatë me 47 pikë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gazetari italian: Shqipëria ka potencial të madh turistik

Story i radhës

Dalin pamjet: Momenti kur lideri i opozitës turke goditet me shuplakë mes turmës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë