Ky është lideri më i zëshëm evropian kundër agresionit rus!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është lideri “më aktiv” antirus, ka thënë Kremlini, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria, 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u citua nga agjencia ruse e lajmeve të ketë thënë:

“Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë anti-rus. Do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”.

Duke folur sot para samiteve të NATO-s dhe G7 në Bruksel, Johnson tha se lideri rus Vladimir Putin tashmë “ka kaluar vijën e kuqe”.

“Aleatët duhet të dërgojnë armë të reja në Ukrainë, të zgjerojnë kufizimet në pagesat ndërkombëtare dhe të synojnë rezervat e arit të Rusisë”, tha kryeministri anglez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbrojtësin shqiptar e do Liverpooli

Story i radhës

KRU Prishtina njofton se të shtunën mbesin pa ujë një pjesë e fshtatrave Uglar dhe Bresje

Të fundit nga