Zbardhet fotoja e 28-vjeçarit të plagosur para pak minutash në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, ku Edi Reçaj mori një plumb në këmbë.
Policia thotë se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edi Reçaj 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me Marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autoriteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes