Ky është i dyshuari për rrahjen e Goran Rakiqit, çfarë e lidh me rastin Banjska?

1 minut lexim

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së shtunës në veri të Mitrovicës.

Sipas informacione të siguruara nga Paparaci, Rakiq dyshohet se është sulmuar nga Goran Vuçetiq, derisa ngjarja e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një kafene në veri, në rrugën “Sutjeska”.

Goran Vuçeviq është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sherri.

Image

Goran Vuçeviq

Paparaci mëson se, Goran Vuçetiq është vëllai i Vladimir Vuçetiq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Autoritetet kosovare patën siguruar informacione për Vladimir Vuçetiqin. Ai është pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm.

Image

Dokument

Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 3: Edicioni i sivjetmë premton spektakël, prisni të papriturën

Story i radhës

Kulluri i ashpër me Bashën: Ai nuk udhëheq dot! S’u përball dot me Berishën dhe…

Të fundit nga