Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në veri

March 2, 2023
1 minut lexim

Në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore pak më parë ndodhi një inident, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati. 

Rasti është konfirmuar për Insajderin edhe nga Policia, teksa sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Media mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lubonja për mocionin mbi çështjen “McGonigal”: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën

Story i radhës

Lufta në Ukrainë/ Putin reagon i indinjuar pas sulmit ukrainas në Rusi: Do t’i shtypim!

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë