Skender Potera vazhdon dominimin në Drag Race
Potera e ka vazhduar dominimin në Drag Race. Ai ka fituar edhe në garën e dytë për këtë vit, derisa kësaj radhe distancën prej 402 metrave, me Audi TT RS e kaloi për kohën 08.278 sekonda.
Potera pas garës ka thënë që synon që në garën e radhës të përmirësojë kohën, madje edhe të arrijë rekord të ri.
Kjo garë u zhvillua të dielën në Sllatinë, në pistën e vjetër të aeroportit.