Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim të drejtpërdrejtë me të ndjerën Arlinda Zekaj, disa ditët para vrasjes së saj.
Sipas incizimit, zyrtari nga policia është Togeri Faruk Muqolli i cili shërben në Stacionin e Policisë në Pejë.
Sipas transkriptit të publikuar në emisionin MAT, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Gjatë bisedës me zyrtarin policor Faruk Muçolli, ajo shprehte shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe kërkonte që të zbatohej aktvendimi. Në përgjigjet e tij, sipas transkriptit, polici i thoshte se nuk ishte i obliguar të merrej me të.
“A duhet të më vrasë mua Jetoni?”, ishte deklarata e Arlinda Zekajt, e cila, sipas raportimeve të publikuara, kishte ngritur shqetësimet e saj përpara se të vritej.
Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.
Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?
Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.
Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?
Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë
Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.
Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.
Faruk Muçolli: Edhe na jemi lodh. Bindu qe edhe na jemi lodh. Unë konsideroj që na jem në rregull.
Burimi: botasot.info


