Prej vitesh ai thotë se është djali jashtëmartesor i Charles dhe Camilla. Ky është Simon Charles Dorante-Day, që thotë se ai trashëgimtari i vërtetë i fronit
Djali i supozuar sekret i mbretit Charles III dhe Camilla, Simon Charles Dorante-Day, doli pas vdekjes së “gjyshes” Mbretëreshës Elizabeth duke pretenduar të ishte trashëgimtari i ardhshëm i fronit.
Për vite me radhë, 56-vjeçari australian, ka deklaruar se Charles dhe Camilla janë prindërit e tij biologjikë.
Ditët e fundit në faqen e tij në Facebook është shfaqur një fotomontazh kurioz, në të cilin shfaqet një foto e tij krahas asaj të dy prindërve të dyshuar biologjikë për të nxjerrë në pah ngjashmëritë.
Dhe pikërisht në rrjetet sociale Simon Charles Dorante-Day mban zi për vdekjen e “gjyshes Lilibet”. “Jam në zi, por edhe keq sepse ka humbur një mundësi tjetër për ta zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore, në mënyrën e duhur”.
Kush është në të vërtetë Simon Charles Dorante-Day
Inxhinieri me nëntë fëmijë, Simon Charles Dorante-Day lindi në Mbretërinë e Bashkuar, më saktë në Hampshire në vitin 1966, por disa muaj pas lindjes së tij një familje angleze e adoptoi dhe më pas u shpërngul në Australi.
Sipas rindërtimit të fakteve, gjyshërit birësues Winifred dhe Ernest punonin si kuzhinier dhe kopshtar në Pallatin Buckingham.
Vajza e dy kolegëve dhe bashkëshorti i saj adoptuan Simon Charles kur ai ishte vetëm 18 muajsh.
A mund të jetë ai vërtet djali i Charles dhe Camilla?
Simon Charles ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Sidneit që të kryejë një test të ADN-së që nga viti 2018, një mundësi që gjithmonë është mohuar.
Por a mund të ketë ndonjë të vërtetë në atë që ka thënë ai?
Sipas tij, nëna e tij Camilla ishte zhdukur nga skena publike për një kohë. Për rreth nëntë muaj, e cila është koha që duhet për një shtatzëni.
Sipas Simonit, Charles dhe Camilla do ta kishin konceptuar atë kur ishin shumë të rinj; kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18, shumë përpara martesës së Charles me Dianën.
Pikërisht për këtë arsye dhe për të shmangur skandalin e një fëmije jashtë martese, mbretëresha Elizabeth do t’ia kishte besuar foshnjën një familjeje të besuar. Dhe, përsëri sipas Simon, ajo do të punonte gjithashtu për të siguruar që familja e re të jetonte pa probleme në Australi, sa më larg nga Londra.
Gjithçka potencialisht e mundshme, përveç faktit që Princi i ri Charles u takua zyrtarisht me Camilla vetëm në 1970.
Si do të ndryshonte linja e trashëgimisë?
Përtej skandalit të shekullit, nëse ndonjëherë del se Simon Charles është me të vërtetë djali i fshehtë i mbretit Charles dhe Camilla, atëherë e gjithë linja e trashëgimisë në fronin britanik do të ndryshonte në mënyrë dramatike.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ishte djali i saj i parë, Charles, i cili mori rolin e monarkut. Dhe kështu tani trashëgimtari i parë i fronit është djali i parë i Charles dhe Dianës, William.
Ai ndiqet nga fëmija i parë i William dhe Kate, George. Më pas ai vazhdon me motrën e tij Charlotte dhe vëllain e tij Louis, përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt në linjën e trashëgimisë së fronit britanik.
Nëse Simon Charles do të rezultonte vërtet i parëlinduri i Charles, atëherë ai do të bëhej trashëgimtari i ardhshëm, duke dëbuar kështu Uilliamin. Dhe jo vetëm kaq: pas tij, dhe para Uilliamit, do të ishin të nëntë fëmijët e Simonit. /A2CNN