Ky është defokusim nga lufta reale kundër krimit dhe korrupsionit, thotë Toshkovski për interpelancat në Kuvend

January 10, 2025
min lexim

Shkup, 10 janar – Interpelanca është e drejtë demokratike e çdo opozite në kuadër të një shteti demokratik. Personalisht, nëse më pyesni mua, besoj se kjo është vetëm një shpërqendrim i thjeshtë i qytetarëve të Maqedonisë nga lufta reale kundër krimit dhe korrupsionit, e cila po zbatohet dhe do të vazhdojë të zbatohet me intensitet më të madh, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me katër interpelancat që koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur për të, zëvendësin e tij, Astrit Iseni, si dhe për punën e zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, theksoi se dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës, ndërsa ai në fjalimin e tij do të paraqesë të gjitha faktet që janë në anën e së vërtetës.

“Është e çuditshme pse tani, kur lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e dukshme për qytetarët, po bëhet interpelancë vetëm nga një pjesë e opozitës. Por le të shohim se cilat do të jenë argumentet e tyre. Do të doja të dëgjoja argumentet dhe në fjalimin tim do të paraqes të gjitha faktet që janë në anën e së vërtetës. Mendoj se përgjigja më e madhe se kush punon në interes të të gjithë qytetarëve është pikërisht ajo që po bëjmë sot. Këto shërbime administrative që po hapim nuk janë të parat, por të katërtat me radhë dhe më shumë se njëqind mijë qytetarë, brenda komunave më të vogla, do të mund të ndjejnë përfitimet e punës reale të institucioneve. Populli është ai që gjykon, populli është ai që vlerëson. Ne e pamë se si kanë punuar ata para nesh, dhe populli e sheh si punojmë sot”, tha Toshkovski gjatë vizitës së tij në Zhelinë, ku është hapur zyra e re e Shërbimeve Administrative të MPB-së.

Ai theksoi se është e paqartë pse pasi LSDM-ja deklaroi se nuk do ta mbështesin interpelancën, sërish kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Është e paqartë pse edhe kur deklaruan se nuk do ta mbështesin interpelancën, kërkojnë sërish dorëheqjen time. Është pak e paqartë, por ata duhet të përgjigjen. Me shumë mundësi po bëjnë ndonjë strategji se si do të punojnë në interes të qytetarëve”, shtoi Toshkovski.

Në Kuvend sot në rend dite janë pesë interpelanca. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni nga BDI. Interpelancën e pestë e ka dorëzuar e Majta lidhur me punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Shumica e partive parlamentare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk do t’i pranojnë interpelancat e dorëzuara për katër ministrat aktualë të qeverisë, ndërsa për interpelancën e Dautit deklaruan se do të merret qendrim para mbledhjes.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdekja e foshnjës shtatë muajshe/ LSDM kërkon dorëheqje nga Taravari dhe Memedi

Story i radhës

Berisha: Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë