Ky është dallimi mes Ferizajt dhe Istogut në garat evropiane

min lexim

Nuk është panoramë e mirë për një shtet siç është Kosova, që disa ekipe po vendosin dy ndeshje t’i luajnë në konak të rivales.

Kjo është antipropagandë e sportit!

Ky fenomen është të hendbolli!

Çudia është me klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), për tre vite rresht në garat evropiane dhe asnjë ndeshje nuk e ka luajtur në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!

Ky është dënimi më i madh që i jepet një publiku në Ferizaj, qytetit të hendbollit!  Ferizajt luan në Evropë por nuk e luan asnjë ndeshje në Ferizaj.

Në vitin 2020 luajti dy ndeshje në Turqi kundër Muratpasa Belediyesi SK, në vitin 2021 dy ndeshje në Holandë ndaj JuRo Unirek VZV  dhe sot dhe nesër dy ndeshje në Poloni kundër skuadrës KPR Gminy Kobierzyce.

Kjo i bën dëm të madh hendbollit. Për dallim nga Ferizaj, Istogu edhe vitin e kaluar edhe sivjet luan në shtëpinë e saj, para publikut të saj, para 1500 shikuesve, kjo është një super panoramë për qytetin, për shtetin e Kosovës.

Ky është shembulli më i mirë që duhet të gjitha ekipe ta ndjekin. 

Çka nëse të gjithë e ndjekin rrugën si KHF Ferizaj, atëherë çfarë po na duhet garimi në Evropë? Të luajmë për publikun e shteteve tjera dhe publikun tonë ta dënojmë!  

Federata e Hendbollit e Kosovës, mos t’i lejojë klubet që veprojnë kësisoj të shkojnë në Evropë, t’ia ndalojë rreptësishtë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Pandemia nxiti digjitalizimin në arsim, nëse kthehet mësimi online tani do e kemi më të lehtë

Story i radhës

Tre persona humbin jetën nga shpërthimi i urës së Kerçit në Rusi

Të fundit nga