Ky është daja që vrau mbesën e mitur në Greqi, tentoi dhe ta për*dhunonte

min lexim

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 37-vjeçari, autori i ngjarjes tronditëse të regjistruar këtë të hënë në Greqi.

Sipas mediave helene, ai ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij 11-vjeçare, e cila u gjet e pajetë mesditën e sotme në një fushë në zonën e Kataraçit në Ilia.

Gjithçka filloi mbrëmjen e së dielës, ku vogëlushja doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë të zezë, e cila rezultoi se i përkiste dajës së saj.

E mitura ka hipur në automjet sepse ka njohur dajën e saj të cilit i besonte. Këtu fillon thrilleri. 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Vogëlushja ka rezistuar dhe kur 37-vjeçari ka kuptuar se ajo do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë. Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.

Sipas informacioneve, autori mësohet se ka pranuar aktin e tij pa thënë asgjë për motivin e tij.  Ai ishte akuzuar edhe para disa vitesh për përdhunim të një të miture dhe ishte vënë para drejtësisë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Po ngjisnin me këmbë Thethin, rrëzohet në greminë një turist gjerman, niset me helikopter drejt Tiranës

Story i radhës

Haradinaj: Vitia do të përjetojë zhvillim ekonomik me AAK-në në qeveri

Të fundit nga