Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, e ka quajtur një “antenat” goditjen me grusht të liderit të opozitës, Sali Berisha, nga 31-vjeçari Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, gjatë kohës që po mbahej samiti i BE në kryeqytet.
Pas takimit me kreun e PD-së në selinë blu, Mesiç theksoi se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndaj Berishës, të cilin e konsideroi “babai të demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.
Ish-Presidenti kroat shtoi se Berisha i duhet “shqiptarëve, rajonit dhe komunitetit evropian”, teksa i uroi qëndrim në politikë edhe më tutje.
“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë.
U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.
Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, u shpreh ai.
Dy ditë pasi u qëllua me grusht në fytyrë Berisha është shfaqur para kamerave me sy të nxirë.
Gjatë takimit me Stipe Mesiç ai mban syze dielli dhe nuk i heq për asnjë moment.
Ndërkohë, në video duket pjesa e nxirë rreth syrit dhe plagë në hundë.