Një erë e fortë me shi të dendur ka përfshirë kryeqytetin kroat Zagreb, në orët e pasdites të ditës së mërkurë.
Sipas mediave të huaja, qielli u errësua mbi kryeqytet dhe mediat kroate raportuan se ishte errësirë në qendër të qytetit.
“Kjo nuk është një stuhi, ky është apokalipsi. Në një çast, qendra e qytetit u gjend në një errësirë totale”, raportojnë lexuesit e 24sata.hr.
Ndërkohë është raportuar se pemët po bien në rrugët e Zagrebit dhe se drejtuesit e mjeteve janë të bllokuar.
Meteoalarm ka lëshuar një paralajmërim të kuq për shkak të një stuhie të fortë për zonat rreth Zagrebit.
Burimi: GAZETA.MK