Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjeçari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.
Burimet e Klina info bëjnë me dije se sipas informatave të para motivi për vrasjen e 23-vjeçarit dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm në Itali.
Për këtë vrasje të rëndë, Klina info raportoi se janë arrestuar pesë persona, ku i dyshuari kryesor është Agron Gashi nga fshati Sferkë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.
Njëri nga vëllezërit e 23-vjeçarit është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri është plagosur me lopatë në kokë. Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.