Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.
Siç merr vesh media, i rrahur ka mbetur një i ri, i cili ka përfunduar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Media mëson se viktimë e këtij rasti është 18-vjeçari Valon Marolli.
Nga burimet brenda Emergjencës, gjendja e tij për momentin është stabile.
Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
Burimi: botasot.info