Ky do jetë moti për ditët e ardhshme, këtë ditë priten reshje shiu

min lexim

Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe përgjatë fundjavës.

Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale.

Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

4.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.
6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.
7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Berisha: Nuk ndodh në botë kjo

Story i radhës

Kumbaro reagon për herë të parë për tragjedinë në Himarë

Të fundit nga