Katie Holmes është mjeshtre kombinimesh, prandaj veshjet e saj nuk ndodh të kalojnë pa marrë vëmendje. Tani që është zyrtarisht dimër është shumë e rëndësishme ta luftojmë të ftohtin me stil. E theksojmë- me stil-.
Vini re veshjen e yllit të filmave. Asgjë e jashtëzakonshme, xhinse, atlete një pallto dhe një shall. Sërish, në të njëjtën kohë duket kaq cool, por siç mund ta shihni i gjithë sekreti qëndron tek shalli.
Një prej aksesorëve që bën çdo veshje dimri të duket më e shtrenjtë, më e veçantë dhe më ngrohtë. Një tjetër sekret është materiali, madhësia dhe ngjyra. Zgjidhni kashmirin para çdo materiali tjetër, qëndroni tek ngjyrat e tokës dhe madhësitë oversize nëse doni që veshja të duket wow!
Paratë e shpenzuara për një shall kashmiri nuk janë kurrë investim i kotë. Do ta keni përgjithmonë pjesë të garderobës dhe mund ta vishni me çfarëdolloj stili.