KVPP Prizreni dhe Peja kampion të ligës së parë

October 23, 2022
1 minut lexim

Në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së fundit të kampionatit ekipor në ligën e parë të Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave ku të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesëve ishin edhe kryetari i komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, deputetja znj.Besa Gaxherri, Drejtor z.Idriz Selmanaj si dhe personalitete tjera nga fusha e sportit nga pushtetit lokal dhe qendror.

Në kategorinë e meshkujve fituesi për këtë edicion u shpall vetëm pasi u zhvillua ndeshja vendimtare në mes të “KVPP Prizreni” dhe “Vushtrria” ku u xhvillua një ndeshje tejet interesante dhe me shumë kthesa, e që në fund ekipi nga Prizreni arriti të shënoj fitore të ngushtë 4-3 dhe kështu për tu shpallur kampion i Ligës së parë për edicionin 2022.

“KVPP Prizreni” këtë vit u përfaqësua nga Berkan Baymak, Alimehmet Kaqaniku, Erxhan Karabaxhaku, Remzi Shala. Këtë vit nga Liga e parë do të largohen “Shkolla” dhe “Maestro” të cilat në sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e dytë.

Image

Prizreni

Në kategorinë e femrave “Peja” që nga fillimi i sezonin tregoi konsistencë në rezultate duke shënuar 10 fitore dhe asnjë humbje dhe me plot meritë u shpall kampione për edicionin 2022 e që së bashku me klubin “Gani Maloku” vitin e ardhshëm do të garojnë në Superglië. “Peja” këtë edicion u përfaqësua nga Edolinda Alimehaj, Olta Vishaj, Donika Dema dhe Vlera Muriqi të udhëhequr nga Qamil Vishaj.

Në Ligën e dytë javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e play off-it në mënyrë që të përcaktohet kampioni për këtë vit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: Rusia mund të përdorë armët bërthamore

Story i radhës

Partia e Gjukanoviqit del e para në Podgoricë, por qyteti mund t’u bie në dorë pro serbëve

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë