KV Prishtina F ndihmohet nga komuna e Prishtinës! Klubi zotohet…

min lexim

Prishtina – F, klubi më i vjetër në kryeqytet, ndihmohet nga komuna e Prishtinës.

Fejzullah Ademi, sekretar i klubit të volejbollit Prishtina – F, u takua me Granit Rugovën, drejtor i drejtoratit të sportit në komunën e Prishtinës.

Këta protagonistë gjatë takimit biseduan për shumë gjëra që kanë të bëjnë me sportin në kryeqytet.

Image

Fejzullah Ademi e Granit Rugova

“Në ambientet e DKRS-ës Komunale, përfaqësuesi i KV Prishtina-femrat dhe drejtori i DKRS-ës, nënshkruan Kontratën mbi subvencionin e klubit KV Prishtina-f për vitin 2022…

Klubi në fjalë i falënderohet Kuvendit Komunal – Drejtorisë për Rini dhe Sport të Prishtinës, për ndihmën e

përhershme, ndihma e cila nuk na ka munguar asnjëherë. Klubi zotohet se do të bëjë përpjekje me përkushtim me punë profesionale dhe me rezultate të mira të arsyeton subvencionin e ndarë”, njofton KV Prishtina- F.

Vashat e Prishtina – F garojnë në Superligën B dhe me synime që të rikthehen në Superligën A. 

Është i vetmi klub që ka strukturë 70 për qind të femrave në kryesi, është shembull për klubet tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB: Arrestohen pesë persona në fshatin Batincë të Shkupit

Story i radhës

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës

Të fundit nga