Serbia më shumë e ka mendjen të Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka se sa të ndeshja me Zvicrën.
E kanë frikën deri në pikën e fundit sepse e dijnë se çfarë cilësi kanë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Serbisë dueli me Zvicrën po i duket se po luajnë me kombëtaren e Kosovës dhe e hallin e kanë si t’i ndalin Shaqën e Xhakën.
Ish-lojtari i përfaqësueses serbe, Zdravko Kuzmanoviq, i lindur në Zvicër, mezi pret ndeshjen emocionale ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, e cila do të vendosë se cila do të shkojë në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Kuzmanoviqit po i dhemb ende humbja e Serbisë me rezultat 2:1 nga Zvicra pikërisht me 22 qershor të vitit 2018, ku u eliminuan nga golat e shqiptarëve të Kosovës, Shaqirit e Xhakës.
Ai ka dhënë një deklaratë jokorreke, që nuk i ka hije si sportist.
“Bërja e simbolit të shqiponjës dykrenore ishte e turpshme, ishte vetëm e trishtueshme. Sporti dhe politika duhet të ndahen dhe djemtë tuaj nuk e bënë këtë.
. Nëse do të isha lojtar serb në atë Botëror, me siguri do të kisha eliminuar ose Xhakën ose Shaqirin.
T’ju them sinqerisht, zviceranët duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë, Serbia nuk ka asgjë për të humbur. Ajo shqiponjë dykrenore nuk ishte produkt emocioni, ishte planifikuar gjatë gjithë kohës.
Nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Rusi.
Nëse provokoni, duhet të prisni që ajo të jehojë në fushë. Ka një thënie të bukur: “Të gjithë i takon dy herë në jetë”, ka thënë Kuzmanoviq.