Kuvendi zgjodhi Risto Penovin ministër të Vetëqeverisjes Lokale

October 28, 2022
min lexim

Kuvendi sot me 63 vota “për” e zgjodhi Risto Penovin ministër të Vetëqeverisjes Lokale në mbledhjen e 88-të. Penov vjen në funksionin ministror pasi që bashkëpartiaku dhe paraardhësi i tij, Goran Milevski dha dorëheqje në funksion për shkaqe personale.

Debati për zgjedhjen e Penovit zgjati tre ditë, ndërsa gjatë debatit të sotëm deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se meritat e Penovit nuk janë “aq të mëdha”. Deputeti Antonio Milloshoski tha se “është e paqartë përse Kurto Dudush nuk është propozuar për ministër të Vetëqeverisjes Lokale”.

“Ndoshta Risto Penov ndonjëherë ka qenë mirë i informuar me sfidat e vetëqeverisjes lokale dhe problemet me të cilat po përballen komunat, por ka kryetarë të komunave në këtë moment të cilët po përballen me problemet aktuale dhe dinë se çka nevojitet më seriozisht për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale. Kurto Dudush me siguri nuk është i dëshiruar as në PLD, as në Qeveri për t’i përfaqësuar interesat e vetëqeverisjes lokale”, tha Milloshoski.

Rekomandimi im drejt kryeministrit dhe drejt Risto Penovit, siç tha, është “të inkurajohen dhe t’u mundësojnë qytetarëve të zgjedhin kryeministër, ministër të Vetëqeverisjes Lokale, të Ekonomisë, Shëndetësisë dhe gjithçka tjetër, njerëz të cilëve do t’u besojnë, sepse, është e dukshme se ky ekip realizon vetëm disfata”.

Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj beson se Penovi do të jetë në “terren të njohur” në resorin e vetëqeverisjes lokale dhe kjo, sipas saj, mund të shihet si zhvillim pozitiv i ngjarjeve.

“Metropoli u gjet ndërmjet Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së e cila e solli në atë vend. për fat të keq, për shkak të tregut jo të suksesshëm partiak, u bë e qartë se Shkupi do të ngulfatet në mbeturina, nuk do të mbillet asnjë dru, trafiku urban do të mbetet i pazgjidhur, ngrohjen dhe ndriçimin Qeveria do t’i zgjidhë, ndërsa Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE do ta përhapin luftën edhe në komunat e tjera të Qytetit të Shkupit. për ato shkaqe, akoma më shumë e mbështes propozimin që Risto Penov të zgjidhet ministër dhe dakordohem me pritjet e kryeministrit se duhet dhe besoj se ai do të demonstrojë përkushtim, punë, qasje të ndershme ndaj qytetarëve dhe shtetit. E di se edhe kolegët nga opozita e ndajnë këtë mendim për Penovin pa dallim të kësaj shfaqjeje dedikuar kryesisht për trupin e tyre votues”, tha Shkrijelj.

Deputetja nga PLD, Monika Zajkova thotë se Risto Penov është një ndër politikanët e rrallë për të cilin kujtimet e opinionit janë pozitive dhe i cili vlen si politikan i cili asocon në stabilitet dhe përvojë.

Deputetët vazhduan me pikën e dytë të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, për çka debati përfundoi dhe vetëm duhet të votohet për Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Në mbledhje në rend dite, mes tjerash, janë edhe ligjet lidhur me masat për përballje me krizën energjetike, si dhe ndryshimet e ligjeve për shoqatat dhe për partitë politike.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Florentina tregon për problemin me Meritën: Është turp për Festinën

Story i radhës

Provojeni këtë ushtrim, ju jep forcë, energji dhe vitalitet (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë