Kuvendi: Xhaferi nuk ka shkelur Rregulloren!

May 26, 2022
1 minut lexim

Nga Kuvendi thonë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në asnjë çast nuk e ka shkelur Rregulloren gjatë vazhdimit të djeshëm të seancës 71, përcjell TV21. Nga kabineti i Xhaferit thonë se Rregullorja lejon mbylljen e dyerve, gjegjësisht e njëja është bërë për të konstatuar numrin e deputetëve të pranishëm në seancë.

“Sipas kësaj, gjatë ditës së djeshme dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të konstatojnë numrin e deputetëve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim. Duke e pasur parasysh se në sallën me kupola, ku mbaheshin në këtë periudhë seancat plenare, nuk ka pajisje përkatëse, u vendos praktikë që koordinatori të përpilojë listën e deputetëve të pranishëm të paraqitur për fjalë. Nga ky aspekt, Rregullorja lejon mundësi për mbylljen e dyerve të sallës, me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, ose të një deputeti, të mbështetur nga më së paku dhjetë deputetë. Më saktë, neni 97 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, parashikon se gjatë votimit nominal të deputetëve dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat votimi nominal. Votimi mund të bëhet edhe me prononcimin nominal të deputetëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e Kuvendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në rrugën Shkup-Veles, humb jetën një fëmijë

Story i radhës

Kida aspak origjinale, kopjon gjithnjë Era Istrefin

Të fundit nga

ShkoLartë