Kuvendi sot pritet të zgjedh ministrat e rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike

February 12, 2024
1 minut lexim

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të e cila filloi të premten dhe pas gati një dite të tërë diskutimi u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Pas votimit në Kuvend me të cilin Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan nga postet e tyre, që ndodhi rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca, në rendin e ditës së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj në këto dy ministri, do të vazhdonte të hënën, pra sot në orën 11:00.

Për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga mesnata nuk do të vlejnë më pasaportat, letërnjoftimet dhe patentat e shoferit me RM! Toshkovski: Nëse ka vullnet politik, problemi zgjidhet për një ditë

Story i radhës

27-vjeçarja vrau veten për shkak të fotos intime, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz

Të fundit nga

ShkoLartë