Kuvendi miratoi ligjet / Paga më të larta në gjyqësor, prokurori dhe polici të burgjeve

November 4, 2022
1 minut lexim

Kuvendi në seancën e djeshme miratoi ligjet për veprimtarinë gjyqësore, prokuroriale publike dhe për ekzekutimin e sanksioneve, me të cilat rriten pagat e të punësuarve. Rritja do të arrijë në 15 për qind, njoftoi Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Me miratimin e djeshëm të ligjeve për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor dhe ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, është përcaktuar edhe paga minimale ligjore, si dhe është bërë harmonizim i shkallëzuar me pagat e tjera të zyrtarëve gjyqësorë dhe prokurorive publike nga të gjitha nivelet. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e miratuara do të mundësojnë ndryshim më të lehtë të vazhdueshëm të pagave në administratën gjyqësore në raport me pagën minimale në nivel nacional.

Me ndryshimet në ligjin për ekzekutimin e sanksioneve arrihet barazia në të ardhurat më të ulëta të policisë së burgjeve, duke përcaktuar pagën minimale ligjore.

Kuvendi u dha dritë jeshile ndryshimeve në këto ligje më 27 korrik të këtij viti dhe tani pas katër muajsh janë miratuar përfundimisht. Atëkohë, këto ndryshime u vunë në rend dite në Kuvend me propozim të ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupanceski, në procedurë të shkurtuar.

Gjyqtarët prej kohësh kërkonin miratimin e ndryshimeve të ligjit për pagat e gjyqtarëve, madje në prill të këtij viti zhvilluan edhe protesta paralajmnëruese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

EHF: Natë historike në Istog

Story i radhës

Britania: Dyshime se Rusia mund të qëllojë kundër ushtarëve që dezertojnë

Të fundit nga

ShkoLartë