Kuvendi mban sot dy seanca plenare dhe një të jashtëzakonshme

December 22, 2022
1 minut lexim

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme. Në seancën e radhës do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Të dyja projektligjet, ai për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen sot, me procedura të përshpejtuara në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë.

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të parë Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Kurse seanca e jashtëzakonshme fillon në orën 12 dhe në rend të ditës është, Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Edhe në seancën e tretëm plenare, që pritet të mbahet nga ora 13, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raportimeve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndiheni të dëshpëruar edhe pse çdo gjë është në rregull, ja se çfarë duhet të dini

Story i radhës

Ukraina rrit eksportet bujqësore me 800,000 tonë në dhjetor

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë