Kuvendi jep njoftimin: Anulohet seanca plenare e 7 prillit, ja arsyeja

April 6, 2022
1 minut lexim

Seanca plenare e datës 7 prill, nesër, nuk do të zhvillohet. Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije deputetët nuk do të mblidhen nesër.

Në kuadër të javës së gjelbër, ata zhvillojnë takime me qytetarët në zonat e tyre dhe për këtë shkak seanca e parashikuar për nesër nuk do të zhvillohet.

Ajo do të mbahet javën që vjen.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së enjte, datë 7 prill, nuk do të zhvillohet sepse, në kuadrin e javës së gjelbër, deputetët po zhvillojnë takime me qytetarët. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çanta e dyshimtë në Fier, mbërrin njësia anti-eksploziv, bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

Story i radhës

Sulmohet një oficer korrektues nga një i burgosur në Dyz, detaje nga SHKK

Të fundit nga

ShkoLartë