Kuvendi i përbashkët/ Kërkohet bashkëpunim edhe në rrafshin diplomatik Kosovë-Shqipëri

December 24, 2024
min lexim

Edhe pse u kritikua dhe u cilësua si përçarës nga shumë analistë dhe njohës të politikës në Kosovë, fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e përbashkët që u zhvillua ditë më parë nuk po shihet si i tillë nga analisti Nexhat Haziri.

“Nuk e shohë se fjalimi i kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë kishte për qëllim ta ndihmoj apo ta dëmtojë Kurti tani kur vetëm se ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe pse jo zyrtarisht”, shprehet Haziri.

“Kujtoj se në pjesën më të madhe fjalimi i kryeministrit Rama ishte korrekt, ishte përbashkues dhe jo përçarës edhe pse aty këtu kishte edhe tonë qortimi për situatën në të cilën gjendet Kosova, e që është një realitet i hidhur pasi vendi po ballafaqohet me sanksione nga BE-ja,  me një proces të dialogut thuajse të ngrirë me Serbinë sa i përket përmbushjes së marrëveshjeve të arritura në Bruksel, diçka që i konvenon Serbisë, por edhe me raporte jo të mira me partnerët ndërkombëtar”, shton analisti Nexhat Haziri.

Image

Nexhat Haziri.

Sipas tij, duhet një bashkëpunim edhe më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, është imediate që Kosova dhe Shqipëria të kenë një bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në rrafshin diplomatik dhe të sigurisë, e që qeveria shqiptare do të mund të ndihmonte shumë që Kosovës t’i hiqen sanksionet nga BE dhe të ketë një vëmendje më të madhe nga Washingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, Parisi e Roma në perspektivën integruese euro-atlantike”, thekson Haziri.

Për fund, Haziri deklaron se Kosova duhet të punojë në rrafshin diplomatik.

“Duhet ta kemi parasysh edhe faktin se miqtë e Ibrahim Rugovës, disa kanë shkuar në “dynjanë” tjetër e disa kanë shkuar në pension, dhe njerëzit që po vinë në administratat shtetërore edhe në shtetet aleate dhe partnere të Kosovës nuk janë gjithaq të njohur me procesin në të cilin ka kaluar Kosova për shtetbërjen e saj, andaj na duhet punë e madhe, aktivitet i shtuar diplomatik për ta kthyer partneritetin dhe besimin e aleatëve tanë duke pasur edhe mbështetjen e shtetit shqiptar në këtë lobim e aktivitet diplomatik, për çka besoj fuqishëm se ka vullnet dhe gatishmëri edhe në Tiranë. Dhe në këtë frymë unë e kam parë edhe fjalimet e shumta në kuvendin e Kosovës gjatë atij takimi në mes dy kuvendeve, një praktikë që duhet të vazhdohet së paku një herë në vit”, përfundon analisti Nexhat Haziri për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Do të trafikoheshin nga Italia drejt Shqipërisë, sekuestrohet 16 tonë mbetje!

Story i radhës

Zidane refuzon katër oferta

Të fundit nga

ShkoLartë