Kuvendi i Maqedonisë me nivel të ulët të debatit cilësor

February 13, 2022
min lexim

Në uljen e cilësisë së debatit në Kuvend kanë ndikuar disa faktorë, në mesin e të cilave mungesa e vullnetit politik, situata me kovid, zgjedhjet lokale dhe të tjera.

Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq nga Instituti për Demorkaci Socielas Civilis sqaron se raporti i këtij instituti i publikuar dy ditë më parë i cili tregoi nivel të ulët me notën 5.4 për cilësinë e debatit në Kuvend, është për gjashtë muajt e fundit të vitit 2021 por gjendja është relativisht e njëjtë prej vitesh.

“Ky nivel i ulët i debatit cilësor në Kuvend është i pranishëm gjatë dy viteve të fundit. D.m.th. nuk është diçka e rastit vetëm për këtë periudhë. Shembull, në këtë periudhë kishte vetëm një seancë me pyetje deputetësh nga gjithsej gjashtë që parashikon Rregullorja, nuk kishte asnjë diskutim mbikëqyrës gjatë kësaj periudhe. Kështu që kuptohet absolutisht se kovidi bashkë me të gjitha zhvillimet e tjera të gjysmës së dytë të 2021 patën ndikim mbi punën dhe efikasitetin e Kuvendit”, tha Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Vlerësimi është bërë mbi bazën e asaj sa mirë deputetët i argumentojnë qëndrimet e tyre, a i adresojnë argumentimet e kolegëve dhe a vërehet ndryshim qëndrimi te deputetët pas argumentimit të kolegëve. Shumë nga qëndrimet e deputetët janë dobët ose aspak të argumentuara. Jovevska Gjorgjeviq vlerëson se duhet të lëvizet në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të punës së ligjvënësit dhe rritjes së nivelit të cilësisë së debatit.

“Përskaj vullnetit politik i cili është kyç, shtimi i informimit dhe njohurive për temat të cilat janë objekt diskutimi si dhe përmirësimi i debateve dhe aftësive oratorike të deputetëve do të kenë shumë ndikim në cilësinë e debatit në Kuvend. Këtu mund të ndihmojë shumë instituti parlamentar dhe zyrat parlamentare për buxhet”, u shpreh Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Instituti për Demokraci vlerëson se ligjvënësi duhet të ketë kalendar pune. Ai do të ndihmonte në vendosjen e parashikueshmërisë dhe deputetët do të kishin më shumë kohë për t’u përgatitur. E dyta, të reduktohen rastet e miratimit të ligjeve me yll të Bashkimit Evropian sepse kjo procedurë zvogëlon dukshëm kohën për debat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi pa rrymë

Story i radhës

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open

Të fundit nga

Jude Bellingham:befason

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham do të ballafaqohet kundër shokut të tij te Kombëtarja Angleze. Bellingham, u pyet edhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku te Real Madridi. “A do

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë