kuvendi i ldk se votoi per fatin e tij por abdixhiku beri levizjen e papritur 6a6baab3f040d

Kuvendi i LDK-së votoi për fatin e tij, por Abdixhiku bëri lëvizjen e papritur

July 30, 2026
1 minut lexim

Delegatët e LDK-së kanë kryet procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Votimi është bërë në formë të fshehtë, me pyetjen “a duhet të shkarkohet abdixhiku”.

Sipas burimeve të kp-it, Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.

Ndërkohë, mbetet numërimi i vota dhe publikimi i rezultateve.

Kuvendi i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e kërkesës së 1/3 të delegatqve, të cilët kërkuan shkarkimin e tij.

Votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nis pas fjalimit të Abdixhikut dhe akuzave ndaj tij nga Armend Zemaj.

Kurse, ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.

Por ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.

Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, por të nis votimi, gjë që edhe po ndodhi. 327 delegatët janë thirrur me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.

Përndryshe, edhe më 31 janar 2026, ishte mbajtur një kuvendi i partisë, ku delegatët refuzuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas përfundimit të votimit të fshehtë. Megjithatë, ajo që dihet është se ai mori vetëm 28 vota më shumë për të qëndruar në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke u deklaruar me “PO” ose “JO”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsh afrim gashi dikush po ta nxeh ujin avash avash 6a6b942c8fd73
Lajmi i mëparshëm

LSH: Afrim Gashi, dikush po ta nxeh ujin avash-avash

kjo proteste do e coje qellimin deri ne fund pensionisti nga sheshi do e bejme si me armet kimike rama ta dije nuk ka me kthim mbrapa te parlamenti na dhunuan 6a6bab3081188
Lajmi i radhës

“Kjo protestë do e çojë qëllimin deri në fund”- Pensionisti nga sheshi: Do e bëjmë si me armët kimike! Rama ta dijë, nuk ka më kthim mbrapa! Te Parlamenti na dhunuan

Të fundit nga

ShkoLartë