​Kuvendi i Komunës së Obiliqit miraton buxhetin për vitin 2025

September 26, 2024
1 minut lexim

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit është miratuar buxheti për vitin 2025, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 14 milionë e 516 mijë e 133 euro.

Sipas njoftimit, me 12 vota për, 3 kundër dhe 4 absetnime, anëtarët e Kuvendit Komunal në Obiliq, miratuan buxhetin për vitin 2025.

I cili ka në fokus, vazhdimësinë e punëve të mira dhe qeverisjen e përgjegjshme, përkrahjen e bujqësisë dhe fermerëve, përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit, përkrahjen e bizneseve të reja dhe ekzistuese, vazhdimin e realizimit të projektit të koogjenerimit, realizimi i projekteve infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë së shërbime publike, ngritja e cilësisë në arsim dhe ofrimi i shërbimeve sa më cilësore shëndetësore.

Në mbedhejn e Kuvendit Komunal të Obiliqit, i pranishëm në këtë seancë ishte edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi. Mbledhjen e hapi shefi i Grupi parlamentarë Enver Gashi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Universitetet bullgare pranojnë 141 maturantë nga Moldavia

Story i radhës

Hamza në Abri të Epërme për nderimin e 23 martirëve të familjes Deliu: Askush s’u dënua për vrasjen e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë